Denounce with righteous indignation and dislike men who are beguiled and demoralized by the charms pleasure moment so blinded desire that they cannot foresee the pain and trouble.
Read MoreAuditim i Brendshëm & Kontroll Tatimor
Planit Consulting ofron shërbime profesionale të auditimit të brendshëm dhe kontrollit tatimor që ndihmojnë bizneset të identifikojnë rreziqet, të forcojnë kontrollet dhe të sigurojnë përputhshmëri me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare. Me qasje analitike dhe praktike, ne përgatisim raporte të qarta dhe rekomandime që rrisin integritetin financiar dhe reduktojnë ekspozimin ndaj penaliteteve.
Auditimi i brendshëm dhe kontrolli tatimor janë procese kryesore për menaxhimin e riskut dhe sigurinë e raporteve financiare. Në Planit Consulting, ne kryejmë vlerësime të thelluara të rreziqeve, analizojmë procedurat e brendshme dhe rekomandojmë përmirësime praktike për të siguruar kontroll të qëndrueshëm. Qasja jonë kombinuar me njohuritë ligjore dhe fiskale siguron që organizata të jetë e përgatitur për inspektime, auditime dhe sfida rregullatore, duke minimizuar ndërprerjet dhe pasojat financiare.
Nën-shërbimet e Auditimit të Brendshëm & Kontrollit Tatimor
- Vlerësim i Rreziqeve Financiare dhe Tatimore
-
Kryejmë analizë risku të orientuar në fushat kritike: transaksionet, raportimet fiskale, dhe proceset operacionale. Identifikojmë ekspozimet kryesore dhe hartojmë plan veprimi për zbutjen e tyre.
- Përmirësim i Sistemeve të Kontrollit të Brendshëm
-
Rishikojmë politikat dhe procedurat ekzistuese, dizajnojmë kontrolle të reja dhe ndihmojmë në zbatimin praktik për të rritur efikasitetin dhe parandalimin e gabimeve.
- Sigurimi i Përputhshmërisë me Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare
-
Verifikojmë praktikën financiare dhe tatimore ndaj standardeve lokale dhe praktikave ndërkombëtare, duke garantuar përputhshmëri dhe standarte të larta raportimi.
Zgjedhja e Planit Consulting për menaxhimin e Kontabilitetit & Outsourcing sjell siguri, efikasitet dhe rezultate të matshme.